Villarreal e ka eliminuar Napolin në kuadër të së 16-s së finales së Europa League, pas fitores së arritur të enjten mbrëma me rezultat 2:1 (ndeshja e parë përfundonte 0:0).
Italianët kanë kaluar të parët në epërsi përmes Hamsik (17’). Kurse, rezultatin e barazoi Nilmar (43’). Në minutën e fundit të pjesës së parë, italiani Rossi e ngriti avantazhin e ‘Nëndetëses së Verdhë’ në 2:1.
Goli i Dirk Kuyt i shënuar në minutën e 86-të të ndeshjes, ia garantoi Liverpoolit kualifikimin në të tetën e finales, pas fitores 1:0 ndaj Sparta Pragës. Loja e parë kishte përfunduar baras, pa gola.
Përpara eci edhe PSV, i cili eliminoi Lillen dhe Leverkusen, që ishte dukshëm më i mirë se Metalist.
Manchester City nuk hasi në probleme përballë Aris Saloniki, derisa e sigurt u tregua edhe Sevilla, e cila fitoi ndaj Portos në të dyja përballjet.
Anderlechti ishte ‘kafshatë’ e lehtë për Ajaxin, njëjtë si Besiktasi për Dinamo Kyiv.
0 comments:
Post a Comment