Ads 468x60px

Saturday, February 26, 2011

Reagon Klubi Kuq e Zi


Geri Cipi: Federata të marrë masa, ose do të bojkotojmë kampionatin
as ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, e cila ka përfunduar me fitoren e korçarëve me rezultatin 1 me 3, ka reaguar menjëherë klubi Kuq e Zi, duke e quajtur këtë ndeshje një turp për kampionatin shqiptar. Në deklaratën e bërë nga shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Cipi, i kërkohet Federatës së Futbollit, marrja e masave ndaj kësaj maskerade që po bëhet me garën e kampionatit, dhe me ofendimin që po i bëhet klubit të futbollit, Flamurtari. Në rast se nuk do të veprohet për këtë problem, thekson shefi i klubit Cipi, atëherë klubi i Flamurtarit do të marrë masa ekstreme, deri në bojkotimin tërësisht të kampionatit, pasi nuk do të lejojnë që një investim kaq i madh të nëpërkëmbet nga ekipi i Skënderbeut dhe nga drejtuesit e federatës, tha Cipi. Në deklaratë citohet: i bëjmë thirrje dhe një herë që Federata e Futbollit, t’a shikojë me vëmendje këtë situatë pasi do të çonte në prishjen e Superligës, çka do të sillte dhe mbylljen e kampionatit nga ana e Flamurtarit. Flamurtari nuk është aspak dakord me këtë lloj inskenimi që po i bëhet Klubit të Flamurtarit, me qëllimin e vetëm për t’a penguar atë në fitoren e këtij kampionati, përfundoi deklaratën e tij, Çipi. Aktualisht klubi i futbollit Flamurtari ëshët i pozicionuar në vend të parë në renditje, me 46 pikë dhe pasohet nga Skënderbeu me 45, duke e ngushtuar vetëm me një pikë distancën me rivalen e tij kryesore, klubin korçar.

0 comments:

Post a Comment