Ads 468x60px

Saturday, February 26, 2011

Aquilani mungon për 10 ditë

Klubi italian, Juventus ka konfirmuar se Alberto Aquilani do të jetë jashtë fushave të lojës për dhjetë ditë.

Mungesa e Aquilanit për dhjetë ditë vjen si pasojë e lëndimit të tij duke bërë kështu që ai të humbasë edhe ndeshjen kundër Milanit e cila zhvillohët të shtunën e ardhshme.

Rubin ëndërron Kaka!


Skuadra Ruse, Rubin Kazan ëndërron të transferojë superyllin e Real Madridit njëkohësisht ish-lojtarin më të mirë në botë, Ricardo Kaka.

Mediat spanjolle kanë raportuar se skuadra Ruse e ka ëndërr të transferojë brazilianin, Kaka.

Rubin ka vendosur që të bëjë një ofertë prej 40 milion euro për të transferuar Kaka për të cilin të interesuar janë edhe Chelsea, Inter dhe Bayern Munich.

Zgjedhni lojtarët e Interit

Inter nesër takohet me Sampdorian ndërsa Lajmesport.com ju fton juve vizitor të nderuar të bënin përzgjedhjen e 11-të lojtarëve startues të Nerazzurëve në këtë ndeshje.

Skuadra e plotë:

Portierët

1 Julio Cesar, 12 Luca Castellazzi, 21 Paolo Orlandoni

Mbrojtësit

4 Javier Zanetti, 6 Lucio, 15 Andrea Ranocchia, 23 Marco Materazzi, 26 Cristian Chivu, 55 Yuto Nagatomo, 57 Felice Natalino

Mesfushorët

5 Dejan Stankovic, 8 Thiago Motta, 10 Wesley Sneijder, 14 Houssine Kharja, 17 MacDonald Mariga, 20 Joel Obi, 29 Philippe Coutinho, 56 Sebastian Carlsen

Sulmuesit

7 Giampaolo Pazzini, 9 Samuel Eto’o, 27 Goran Pandev, 31 Denis Alibec.

Leo: Të koncentrohemi në Ligë


Trajneri i Interit, Leonardo dëshiron që ta harrojë sa më shpejtë humbjen kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve duke i porositur lojtarëve të tij që të koncentrohen në Serie A.

“Ne e humbëm ndeshjen kundër Bayern Munich por kjo nuk do të thotë se gjithqka ka përfunduar për ne. Ne vetëm duhet të vazhdojmë atë që kemi bërë deri tash”.

“Ndeshja kundër Sampdorias nuk do të jetë e lehtë. Sampdoria ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe tani gjithqka ka ndryshuar te ata, por ata ende janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Leonardo për faqen zyrtare të klubit.

Pepe: Në bisedime për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka pohuar se ai është në bisedime me skuadrën e tij për të rinovuar kontratën me Los Blancos.

Ka pasur shumë spekulime rreth largimit të Pepes nga Santiago Bernabeu në drejtim të dy gjigantëve Italian, Inter dhe Milan por është vet ai i cili ka pohuar se është në bisedime për rinovimin e kontratës.

“Ne jemi në bisedime për rinovimin e kontratës sime. Nëse do të isha në pyetje unë atëherë ajo deri tani do të ishte e rinovuar”, tha Pepe.

Beckham: Dua të stërvitem, jo të bëj plazh


David Beckham iu rikthye sot stërvitjen me ekipin e Los Angeles Galaxy, pas gjashtë javësh përgatitjeje me Tottenham në Angli.

Sezonin e kaluar, mesfushori anglez luajti vetëm shtatë ndeshje me Milanin në formë borxhi për shkak të dëmtimit të rëndë në tendinën e Akilit dhe u stërvit me ekipin anglez në mënyrë që të ishte gati për sezonin e ri në MLS (kampionatin amerikan të futbollit) që fillon më 15 mars dhe përfundon në nëntor.

“Qëndrimi në Londër dhe stërvitja me Tottenham ishte gjëja më e mirë që mund të bëja. Në moshën time dhe pas një dëmtimi të rëndë nuk është mirë të qëndrosh tre muaj pushim absolut. Tani ndihem mirë dhe me dëshirë për të luajtur”, tha Beckham pas stërvitjes me LA Galaxy.

Kuzhe do fjalën e fundit nga Skela dhe Lala



Do të jenë Ervin Skela dhe Altin Lala pjesë e përfaqësueses shqiptare edhe në të ardhmen? Kjo pyetje, në fakt, më shumë se tifozët kuqezinj, mundon trajnerin Josip Kuzhe. Dy veteranët Skela dhe Lala, përkatësisht 34 dhe 35 vjeç, po jetojnë muajt e fundit si kuqezinj. I pari aktualisht është pjesë e Germania Uindek në kategorinë e 5-të gjermane, ndërsa i dyti lojtar i Hanoverit deri në qershor (në rast se nuk do ta zgjatë një vit tjetër kontratën).

Ndeshja e fundit miqësore me Slloveninë në Tiranë, ku Shqipëria u mund 1-0, tregoi edhe një herë se ka ardhur momenti i pashmangshëm i rinovimit të skuadrës, pavarësisht faktit që mungojnë prurjet e reja cilësore për të zëvendësuar më të vjetrit. Për këtë, me sa duket, është bindur plotësisht edhe Kuzhe, i cili ka planifikuar një udhëtim këtë fundjavë drejt Gjermanisë, për t’u takuar me dy futbollistët e sipërpërmendur. Kroati kërkon të sqarojë përfundimisht pozicionin e Skelës dhe Lalës në kombëtare, për të krijuar një ide sa më të qartë për formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen e radhës me Bjellorusinë dhe në takimet e mbetura, që përfundojnë në muajin tetor. “Ervin Skela vijon të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares, madje do ta grumbulloj për takimin me Bjellorusinë, që luhet më 26 mars,” - do të deklaronte kroati në prag të miqësores me Slloveninë. Por faktet tregojnë që edhe në kategorinë e pestë Skela ende nuk e ka bërë debutimin, çka do të thotë se është shumë larg formës fizike për të përballuar ritmin e lojës me kombëtaren.

Pikërisht në takimin kokë më kokë me fantazistin 34-vjeçar kroati do të marrë vendimin për t’i besuar ose jo një rol vendimtar Skelës në ndeshjet e mbetura eliminatore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Altin Lalën. Ndonëse në ndeshjen e fundit të Hanoverit 35-vjeçari Lala është aktivizuar më shumë se 20 mininuta, ndaj sllovenëve në “Qemal Stafa” tregoi që nuk mund të jetë më Altini i kohëve të arta. Pikëpyetja e madhe e Lalës, që i intereson shumë edhe Kuzhes, është tërheqja e mundshme nga futbolli në fund të sezonit.

Nëse Lala do të vendosë t’i varë këpucët në gozhdë, Bjellorusia (26 mars) dhe Bosnja (4 qershor) do të ishin mundësitë e tij të fundit për të veshur fanellën kuqezi. Sa i përket Skelës, nëse nuk gjen skuadër të niveleve të larta gjatë merkatos së verës, duhet t’i thotë lamtumirë kombëtares. 73 ndeshja ka zhvilluar Lala me kombëtaren

Mesfushori Altin Lala dhe ish-portieri i kombëtares Foto Strakosha mbajnë rekordin e ndeshjeve të zhvilluara me përfaqësuesen shqiptare. Statistikat tregojnë se të dy kanë zhvilluar 73 ndeshje me bluzën kuqezi. Altin Lala ka shënuar 3 gola gjatë karrierës së tij me kombëtaren. 11 gola ka shënuar Skela si kuqezi Ervin Skela është shumë pranë rekordit të ndeshjeve me kombëtaren. Në bazë të statistikave, ai ka luajtur 72 takime me kombëtaren, ku ka shënuar 11 gola. Vetëm Bogdani (13 gola) dhe Alban Bushi (mban rekordin me 14 gola) kanë shënuar më shumë fantazisti 34-vjeçar.

Reagon Klubi Kuq e Zi


Geri Cipi: Federata të marrë masa, ose do të bojkotojmë kampionatin
as ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, e cila ka përfunduar me fitoren e korçarëve me rezultatin 1 me 3, ka reaguar menjëherë klubi Kuq e Zi, duke e quajtur këtë ndeshje një turp për kampionatin shqiptar. Në deklaratën e bërë nga shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Cipi, i kërkohet Federatës së Futbollit, marrja e masave ndaj kësaj maskerade që po bëhet me garën e kampionatit, dhe me ofendimin që po i bëhet klubit të futbollit, Flamurtari. Në rast se nuk do të veprohet për këtë problem, thekson shefi i klubit Cipi, atëherë klubi i Flamurtarit do të marrë masa ekstreme, deri në bojkotimin tërësisht të kampionatit, pasi nuk do të lejojnë që një investim kaq i madh të nëpërkëmbet nga ekipi i Skënderbeut dhe nga drejtuesit e federatës, tha Cipi. Në deklaratë citohet: i bëjmë thirrje dhe një herë që Federata e Futbollit, t’a shikojë me vëmendje këtë situatë pasi do të çonte në prishjen e Superligës, çka do të sillte dhe mbylljen e kampionatit nga ana e Flamurtarit. Flamurtari nuk është aspak dakord me këtë lloj inskenimi që po i bëhet Klubit të Flamurtarit, me qëllimin e vetëm për t’a penguar atë në fitoren e këtij kampionati, përfundoi deklaratën e tij, Çipi. Aktualisht klubi i futbollit Flamurtari ëshët i pozicionuar në vend të parë në renditje, me 46 pikë dhe pasohet nga Skënderbeu me 45, duke e ngushtuar vetëm me një pikë distancën me rivalen e tij kryesore, klubin korçar.

Ibra lavdëron Mourinhon

“Tek Barcelona unë kisha vetëm një problem, “Filozofin”. 6 muajt e parë gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, por pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Guardiola nuk më fliste më. Ende pres një përgjigje për të kuptuar se kush ishte problemi”, përfundoi suedezi.Zlatan Ibrahimovic ka vetëm fjalë të mira për ish-trajnerin e tij tek Interi dhe trajnerin aktual të Real Madrid, Jose Mourinho.

Gjatë një interviste për “Eurosport”, suedezi është shprehur se tekniku portugez është një gjeni në motivimin e lojtarëve.

“Nëse nuk ke dikë që të motivon kur hyn në fushë, atëherë nuk lufton. Për këtë janë trajnerët. Mourinho të jepte aq shumë stimuj sa unë isha i gatshëm edhe të vrisja për të”, deklaroi Ibra.

Sulmuesi i Milanit kritikoi sërish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën, duke e quajtur “Filozofi”.

“Tek Barcelona unë kisha vetëm një problem, “Filozofin”. 6 muajt e parë gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, por pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Guardiola nuk më fliste më. Ende pres një përgjigje për të kuptuar se kush ishte problemi”, përfundoi suedezi.

Moratti: Ndaj zgjedhjet e Leonardo-s

”Mbeta keq nga humbja, sepse skuadra nuk luajti keq. Mendoj se ishim të pafat në pësimin e golit. Megjithatë, duhet të them që ndaj të gjitha zgjedhjet që ka bërë Leonardo.Pronari i Interit, Massimo Moratti, mbrojti zgjedhjet e trajnerit Leonardo, ndërsa pranoi keqardhjen e tij për humbjen e pësuar në “San Siro”, përballë Bayern-it.

Zikaltërit duhet të përmbysin rezultatin 1-0 në Mynih, nëse duan të vazhdojnë të kenë shanse të ruajnë titullin e tyre kampion në Champions League, ndërsa Moratti deklaroi sot në “La Gazzetta dello Sport”:

”Mbeta keq nga humbja, sepse skuadra nuk luajti keq. Mendoj se ishim të pafat në pësimin e golit. Megjithatë, duhet të them që ndaj të gjitha zgjedhjet që ka bërë Leonardo.

Mendoj se e ndiemë shumë mungesën e një qëndërsulmuesi të mirëfilltë, prandaj jam i lumtur që Pazzini do të rikthehet në ndeshjen e kampionatit. Cesar? Nuk mund të vendoset në diskutim. Ai na ka shpëtuar në shumë e shumë raste”.

Ndërkohë, është konfirmuar një dëmtim muskulor për mbrojtësin Ranocchia-s, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.

Ancelotti: Kam sulmues me bollëk

Italiani tha: “Ne jemi ende të gjallë. Tani unë dua të shoh lojë të tilla përsëri. Ne luajtëm me mençuri, pasime të mira, efikasitet të mirë dhe lojë me sulme të shpejta”.

Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, shënoi dy herë në fitoren prej 2:0 ndaj Kopenhagen të martën mbrëma, duke i ndihmuar kështu edhe trajnerit të tij Carlo Ancelotti që të heqë pakëz presionin që ishte vënë mbi të.

Italiani tha: “Ne jemi ende të gjallë. Tani unë dua të shoh lojë të tilla përsëri. Ne luajtëm me mençuri, pasime të mira, efikasitet të mirë dhe lojë me sulme të shpejta”.

Anelka tani ka shtatë gola në garat evropiane këtë stinor dhe është në mesin e golashënuesve më të mirë së bashku me yllin e Interit, Samule Eto’o. Anclotti gjithashtu deklaroi se: “Unë kam sulmuesit më të mirë në Evropë – unë duhet të marrë një vendim të madh para çdo ndeshje se kë të inkuadroj në lojë. Nuk ishte e lehtë të lija Didier Drogan jashtë, por Anelka dhe Fernando Torres ishin më të freskët. Tani ne kemi krijuar një rreth besimi mes vete dhe të gjithë respektojnë dhe ndjekin vendimet e mia”.

Adriano kthehet te Roma

Të enjten në mbrëmje futbollisti brazilian i Romës, Adriano Leite Ribeiro (29) është kthyer në Romë nga Rio de Janeiro. Ai ka arritur me aeroplan nga vendlindja e tij, kurse është pritur në stadiumin Leonardo da Vinci nga menaxheri Roberto Calenda.

Dora e tij të cilën në Brazil kishte shkuar për ta mjekuar në muajin e kaluar të cilën e kishte pësuar muajin e kaluar, ndërsa edhe më tutje është i imobilizuar, kështu që është e paqartë se kur mund të kthehet në fushë.

Drejtori i klubit të Romës Gian Paolo Montali iu është lajmëruar Adrianos që menjëherë ai të arrijë në Romë përndryshe do të pësojë prishje të kontratës. Ai kishte marrë afat deri të enjten në mesnatë, që ky urdhër është plotësuar nga Adriano.

Fergie: Chelsea dhe City jashtë garës për titull

rajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka përjashtuar nga gara për titullin e Premier League, Chelsean dhe Manchester City.

Sipas Ferguson gara për titullin e Premier League do të jetë vetëm ndërmjet klubit të tij dhe Arsenalit.

“Ne ose Arsenali do ta fitojmë Premier Leaguen këtë sezon. Kështu janë duke shkuar gjërat për momentin”.

“Nuk do të jetë lehtë për Chelsean të rikthehet në garë për titull sepse është shumë prapa nesh”.

Me këtë deklaratë Ferguson e hedh poshtë deklaratën e Terryt i cili dje ka thënë se Chelsea do të fitojë Premier Leaguen.

Diego vendimtar në fitoren e Wolfsburgut

Wolfsburg, 25 shkurt – Braziliani Diego ka qenë vendimtar në fitoren e Wolfsburgut në ndeshjen e Borusia Monchengladbach duke shënuar dy golat për skuadrën e tij (2-1).

Në minutën e 30-të, Diego lëshoj rast për të kaluar vendasit në epërsi pasi nuk u tregua i sakët nga pika e bardhë. Ndërkohe ketë gabim braziliani e përmirësoj pas gjashtë minutash kur shënoj për 1-0. Diego nuk e la me kaq pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë realizoj edhe një herë për rezultatin 2-0. Krejt çka arritën mysafirët ishte goli në pjesën e dt nga pika e bardhë që u realizua nga Daems (2-1).

Europa League, kualifikohen ekipet favorite

TIRANË- Kupa “e vogël” europiane, Europa League, njohu mbrëmë të gjitha ekipet që do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ave, pasi ka njohur dy skuadrat e para.

Liverpuli, PSV Eindhoveni, Spartaku i Moskës dhe Gllasgou Rejnxhërs i bashkohen Portos, CSKA-së së Moskës, Zenitit e Leverkusenit mes 16 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës.
Liverpulit i mjaftoi goli i holandezit Dirk Kajt katër minuta nga fundi i kohësh së rregullt për të mundur 1-0 Spartën e Pragës në “Anfield”, duke siguruar kualifikimin pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit në shtëpi rezultoi vendimtare edhe për PSV Eindhovenin. Skuadra holandeze triumfoi në shifrat 3-1 kundër francezëve të Lilës, duke siguruar biletën për në fazën tjetër pas barazimit 2-2 në takimin e parë. Kundërshtari i radhës për PSV-në është Gllasgou Rejnxhërs, që eliminoi Sportingun e Lisbonës (1-1 në shtëpi, 2-2 në transfertë).
Spartaku i Moskës mjaftohet me një barazim 1-1 në fushën e vet kundër Bazelit, duke kaluar fazën falë suksesit 2-3 në transfertë javën që shkoi. Ajaksi do të jetë kundërshtari i rusëve në 8-she.
Pasi siguroi me lehtësi kualifikimin (0-4 dhe 2-0 ndaj Metalist Kharkivit), Bajer Leverkuseni pret Vilarealin në fazën tjetër.
Zeniti arriti suksesin në pjesën e dytë kundër Jang Bojs në shtëpi, duke triumfuar 3-1. Sfida e parë, e luajtur në Zvicër, pati përfunduar 2-1 në favor të vendasve. Skuadra e Spaletit tani pret Tuenten, në raundin tjetër.
Gjithçka e thjeshtë edhe në takimin e dytë për Dinamon e Kievit. Ukrainasit shpartalluan 4-0 Beshiktashin, pasi patën bërë të njëjtën gjë edhe në transfertë: 4-1. Skuadrën e Shevçenkos e pret një kundërshtar i vështirë në 8-she: Mançester Siti. Këta të fundit eliminuan Arisin e Selanikut, pas fitores 3-0 në shtëpi (0-0 takimi i parë).
Paris SG-Benfika është një tjetër duel që do të luhet më 10 mars. Ekipit francez i mjaftoi barazimi pa gola kundër bjellorusëve të BATE Borisovit në Francë, duke siguruar biletën e kualifikimit falë barazimit 2-2 në fushë kundërshtare. Kurse Benfika triumfoi 2-0 në fushën e Shtutgartit, pasi e kishte fituar edhe takimin e parë 2-1.
Tuente është kundërshtari i Zenitit në fazën e radhës në Ligën e Evropës. Ekipi nga Holanda barazoi 2-2 në shtëpi përballë Rubin Kazanit dhe u kualifikua pas triumfit 2-0 në transfertën e javës së shkuar. Nga ana tjetër, Zeniti eliminoi zviceranët e Jang Bojs (1-2 dhe 3-1).
Vilarreali arriti me vështirësi kualifikimin përballë Napolit. Sfida e kthimit në Spanjë përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët vijojnë më tej pas barazimit pa gola në transfertë. Kundërshtari i radhës për “Nëndetësen e verdhë” është Bajer Leverkuseni, që eliminoi pa vështirësi Metalist Kharkivin (0-4 dhe 2-0).
Të martën, Porto eliminoi Seviljen (1-2 dhe 0-1), kurse CSKA-ja e Moskës siguroi kualifikimin pas fitores 1-0 në transfertë dhe barazimit 1-1 në kthim kundër grekëve të PAOK-ut. Këto dy skuadra gjejnë njëra-tjetrën në 8-she.

- Liga e Evropës, 1/16-at:

CSKA Moska 1 - 1 PAOK (1-0)
Porto 0 - 1 Sevilja (2-1)
Liverpul 1 - 0 Sparta Praga (0-0)
PSV Eindhoven 3 - 1 Lilë (2-2)
Spartak Moska 1 - 1 Bazel (3-2)
Sporting Lisbonë 2 - 2 Gllasgou Rejnxhërs (1-1)
Zenit St.Peterburg 3 - 1 Jang Bojs Bernë (1-2)
Bajer Leverkusen 2 - 0 Metalist Kharkiv (4-0)
Ajaks 2 - 0 Anderleht (3-0)
Braga 2 - 0 Leh Pozhnan (0-1)
Dinamo Kiev 4 - 0 Beshiktash (4-1)
Mançester Siti 3 - 0 Aris Selanik (0-0)
Paris SG 0 - 0 BATE Borisov (2-2)
Tuente 2 - 2 Rubin Kazan (2-0)
Shtutgart 0 - 2 Benfika (1-2)
Vijarreal 2 - 1 Napoli (0-0)

Në këtë mënyrë formohen tetë çiftet që do të përballen mes tyre në fazën e 1/8-ave, nga ku do të dalin ekipet çerekfinaliste. Ndeshjet e para do të luhen më 10 mars, kurse ato të kthimit një javë më pas.

- Faza e 1/8-ave (10-17 mars 2011):

Benfika - Paris SG
Dinamo Kiev - Mançester Siti
Tuente - Zenit St.Petërburg
CSKA Moska - Porto
PSV Eindhoven - Gllasgou Rejnxhërs
Bajer Leverkusen - Vijarreal
Ajaks - Spartak Moska
Liverpul - Braga.

Man Utd i kërkon tri pikë ndaj Wigan

Manchester, 25 shkurt (BotaSport) – Fitorja është alternativa e vetme e Manchester Unitedit në ndeshjen që United e zhvillon të shtunën kundër Wigan Athletic.

United mbetet pretendente kryesore për titullin e kampiones në Premier League. Ndërsa Liverpooli të dielën i shkon skuadrës West Hamit ku edhe “Redas” kërkojnë fitore në mënyre që t’i mbajnë gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve.

Më 26 shkurt takohen:

16:00 Aston Villa-Blackburn R.

16:00 Everton-Sunderland

16:00 Newcastle U.-Bolton W.

16:00 Wigan Athletic-Manchester U.

16:00 Wolverhampton W.-Blackpool

Më 27 shkurt takohen:

14:30 West Ham U.-Liverpool

16:00 Manchester C.-Fulham

Më 28 shkurt takohen:

21:00 Stoke C.-West Bromwich A.

Tirana, më e mira shqiptare e dekadës

Bardheblutë, falë 5 titujve dhe 3 Kupave të fituara janë pozicionuar të 172-ët nga IFFHS

Që Tirana kishte vendosur hegjemoninë e saj në futbollin shqiptar në dhjetë vitet e shkuara, kjo gjë mund të konstatohej lehtësisht nga gjithkush. Sepse e tregojnë më së miri trofetë e fituar, apo rezultatet e bardhebluve në kompeticione të ndryshme, si kombëtare, ashtu dhe ndërkombëtare.

Por ajo që ia ka dhënë certifikatën më kuptimplotë në këtë drejtim, është Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), që i ka pozicionuar 24 herë kampionët e Shqipërisë në vendin e 172 të, mes 643 klubeve të Europës.

Ky vlerësim, i bazuar në fakte, e kurorëzon Tiranën si skuadrën më të mirë shqiptare të dekadës së parë të shekullit të 21 të. Kjo renditje për klubet e kontinentit tonë merr parasysh paraqitjen e secilit në kampionatet respektive kombëtare, por ngërthen edhe performancën në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare, gjatë periudhës kohore 2001 2010.

Në bazë të këtyre kritereve, IFFHS ka ndërtuar kësisoj edhe renditjen europiane për klubet. Vlen të theksohet fakti se në këtë klasifikim nuk janë përshirë Andorra, Ishujt Faroe, Lihtenshtejni, San Marino dhe Mali i Zi, për disa arsye. Në “Top 100″ janë përfshirë klube nga 24 vende.

Në “Top 100″ janë përfaqësuar klubet më të madhe europiane, sikurse janë ato nga Spanja (12), Anglia (12), Italia (10), Franca (10), Gjermania (7), Holanda (6), Portugalia (4), Greqia (4), Turqia (4), Rusia (4).

Në bazë të arritjeve të Tiranës gjatë 10 vjeçarit të parë të shekullit të 21 të, bardheblutë janë pozicionuar në vendin e 172-të në Europë, teksa janë kuotuar me 586,5 pikë. Krahas kësaj pozite të kënaqshme në rang kontinenti, Tirana është konfirmuar edhe si klubi më i mirë shqiptar i dekadës së fundit.

Në 10 vitet e shkuara, në harkun kohor 2001 2010, së cilës i referohet edhe IFFHS, Tirana, 24 herë kampionia e Shqipërisë, ka fituar 5 tituj kampioni kombëtar (në sezonet 2002 2003, 2003 2004, 2004 2005, 2006 2007, 2008 2009), por edhe 3 Kupa të Shqipërisë (në edicionet e saj, 2000-2001, 2001-2002, 2005-2006).

Nëse shikon renditjen përkatëse të përftuar nga IFFHS, konstaton jo pa kënaqësi se Tirana ka arritur të lërë pas në këtë klasifikim klube të njohura, si anglezët e Portsmuthit (176), kroatët e Varteksit (183), hungarezët e Ferencvaroshit (193), Aris të Selanikit (197) austriakët e Gracit (200).

Përveç Tiranës, në këtë klasifikim janë pasqyruar edhe 8 klubet e tjera shqiptare. Pas bardhebluve, skuadra e dytë më e mirë jona është Vllaznia (me 1 titull kampion, 2000 2001, dhe një Kupë të Shqipërisë, 2007-2008). Skuadra shkodrane është pozicionuar në vendin e 264 t, me 455,5 pikë.

Pas kuqebluve vjen Dinamo (me 3 tituj kampionë, në sezonet 2001-2002, 2007-2008, 2009-2010, dhe një Kupë të Shqipërisë, në edicionin 2002-2003), me 447,5 që pozicionohet në vendin e 272 të.

Teuta e Durrësit është renditur e 346-ta (me 363,0 pikë), Partizani i 422 ti (me 292,5 pikë), Besa e Kavajës e 424 ta (me 291,5 pikë), Shkumbini i Peqinit i 426 ti (me 290,5 pikë), Elbasani i 441 ti (me 276,5 pikë), për t’u mbyllur nga Flamurtari i Vlorës, i 527 ti (me 222,0 pikë).

Ndërkohë, klasifikimin e klubeve në dekadën e parë të shekullit të 21 të e kryeson Barcelona, me 2.550,0 pikë). Në “Top 10″ bëjnë pjesë Mançester Junajtid, Liverpuli, Arsenali, Interi, Bajern Mynih, Milan, Real Madrid, Çelsi dhe Roma.

Lila: Kualifikimin e arrijmë në Ballsh

Sot, Tirana do të luajë në stadiumin “Adush Muça” ndeshjen e parë të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Kapiteni Andi Lila është i bindur se kualifikimi do të arrihet që në Ballsh. “Sigurisht që edhe Kupa është një tjetër objektiv yni. Në kampionat nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i marrim ndeshjet një e nga një për të marrë maksimumin e pikëve.

Kupa aktualisht është një prioritet i Tiranës. Ka konkurrencë dhe i respektojmë të gjithë kundërshtarët, por Tirana nuk ka frikë asnjë prej tyre,” - pohoi fillimisht Andi Lila, i cili sqaron edhe për tensionin që ka mbërthyer bardheblutë javët e fundit.

“Vërtet ka pasur tension, madje dhe unë kam marrë kartonë, por ajo është mënyra që luaj në fushën e lojës. Unë i vlerësoj të gjithë kundërshtarët në fushën e lojës. Pastaj loja e fortë dhe me grintë është edhe një karakteristikë e skuadrës së Tiranës ndër vite.

Në fund të fjalës së tij, Andi Lila i bën një krahasim edhe punës së ish-trajnerit Dede i shkarkuar pas ndeshjes me Besën dhe Krstiçeviçit. “Nuk dua të bëj diferenca, por Dede ka punuar shumë për aq kohë sa kemi qenë bashkë. Mendoj se trajneri i ri që ka ardhur po punon shumë dhe ka një projekt afatgjatë, madje do të synojmë të ecim sa më gjatë në Kupat e Europës.”

Özil: Ronaldo perfekt, Zidane idhull

Superlojtari i Real Madridit, Mesut Özil ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij, Cristiano Ronaldon duke thënë se ai është një lojtar perfekt, ndërsa legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane është idoli Özilit.

“Ronaldo? Ai ka shënuar shumë gola dhe është një lojtar perfekt”.

“Zidane? Ai është idoli im, unë kam parë gjithqka të mirë në ndeshjet e tij. Gjithashtu ai ishte lojtar perfekt për mua”.

“Goli i tij kundër Bayer Leverkusen në finalen e Ligës së Kampionëve 2002, ishte thjeshtë i pabesueshëm”, tha Özil për La Sexta.

Hamsik Milan-Napoli vendos Scudetton

Lojtari i Napolit, Marek Hamsik ka thënë se nëse klubi i tij do të humb ndeshjen kundër Milanit atëherë do t’i shuan edhe shpresat për Scudetto.

Milani takohet me Napolin të hënën ndërsa për Hamsik kjo ndeshje do ta vendos Scudetton për dy klube.

“Unë mendoj se Milani dhe Napoli janë në nivel të njejtë dhe do të jetë një ndeshje e mirë në çdo aspekt”.

“Po Scudetto mund të vendoset në këtë ndeshje edhe pse është shumë vështirë të thuhet kështu”, tha Hamsik për // Corriere dello Sport.

Cassano: Vetëm Messi më i mirë se Pato

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano ka thënë se në këtë botë i vetmi futbollist që është më i mirë se Pato është ‘jashtëtokësori’ Messi.

“Pato është më i rrezikshëm nga të gjithë, ja kam thënë këtë gjë edhe atij”.

“I vetmi lojtar që është më i mirë se ai është Messi. Të dytë duhet të komplimentojnë njëri tjetrin dhe do të ishte fantastike të luajnë në një ekip”, tha Cassano për // Corriere dello Sport.

Foto: Lionel Messi, Barcelona / lajmesport.com

Dy rastet e Napolit

Milano, 26 shkurt (Bota e Madhe e Futbollit) – Napoli ka shansin që t’i “hakmerret” skuadrës së Milanit për humbjen që i kishte shkaktuar në ndeshjen e parë me rezultat 2-në përballjen e së hënës në “San Siro”, dhe gjithashtu me tri pikë Napoli do të barazohej me Milanin që është lider në Seria A.

Ndërsa Interi nuk ka punë aspak të lehet pasi i shkon ë Sampdorias dhe fitorja do të jetë e vështirë për kampionet nëse merren për bazë ndeshjet e mëhershme. Juvetusi të shtunën e pret Bologna dhe si synim ka fitoren për të harruar humbjen nga Lecce.

Java e 27-të në Seria A

Më 26 shkurt takohen:

20:45 Juventus-Bologna

Më 27 shkurt takohen:

12:30 Catania-Genoa

15:00 AS Roma-Parma

15:00 Bari-Fiorentina

15:00 Brescia-Lecce

15:00 Cagliari-Lazio

15:00 Cesena-Chievo

15:00 Palermo-Udinese

20:45 Sampdoria-Inter Milan

Më 28 shkurt takohen:

20:45 AC Milan-Napoli

Friday, February 25, 2011

Kualifikohet Liverpooli

Liverpooli është kualifikuar në 1/8-ën e finales në Europa League, pasi eliminoi me ‘qykë të zorrit’ skuadrën çeke Sparta Pragën me rezultat minimal 1-0 në Anfield, që doli të ishte dhe rezultati i përgjithshëm.

Ishte Liverpooli ekipi që nga minuta e parë bëri presion. Tifozët “The Reds” nuk u ndalën gjatë gjithë kohës me këngën e tyre të famshme “You’ll Never Walk Alone”, ndërsa skuadra e tyre i zhgënjeu.

Megjithatë, kur ndeshja u mendua se do të shkonte në vazhdime, në skenë del Dirk Kuyt, i cili realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Liverpoolin (86’).

Pato nuk largohet nga Milani

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit Alexandre Pato, duke thënë se braziliani do të qëndrojë në Milanello pas përfundimit të sezonit.

“Braziliani është esencial për Milanin dhe absolutisht se do të mbetet këtu”, theksoi Galliani për Sky Sport Italia.

Gjiganti spanjoll Real Madridit thuhej të ketë qenë i interesuar për shërbimet e Patos, pa përjashtuar as Chelsean e Carlo Ancelottit.

Arsenali në panik: Lëndohen edhe Fabregas dhe Walcott

Arsenal ka vazhduar me fitore. Në ndeshjen e djeshme të kampionatit anglez ka mundur Stoke Cityn (1:0) dhe tashti është prapa kryesuesit Manchester United vetëm për një pikë.

Mirëpo, suksesin e ri e kanë qitur në hije dëmtime e reja të dy futbollistëve të saj standardë. Listës së të dëmtuarve dje i janë bashkuar edhe Theo Walcott dhe Cesc Fabregas. Spanjolli ka lënë lojën 15 minuta para fundit, për shkak të lëndimit të njërës këmbë, ndërsa Walcott 20 minuta para fundit ka mbetur i shtrirë në fushë për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës.

Tashmë është e qartë se ai nuk do të mund të laujë të dielën në finalen e Carling cup kundër Birminghamit në stadiumin Wembley.

“Sa do të zgjasë shërimi i tij ende nuk e dimë, por është më se e sigurt se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Për problemet e Fabregasit do të dimë më shumë pas kontrollit detaj”, tha trajneri Arsene Wenger,i cili është shumë i brengosur me këto dëmtime të reja para vazhdimit të dnehsjeve të kampionatit anglez por revanshit kundër barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Për ndeshjen e finales së kupës janë me pikëpyetje edhe paraqitjet e Robert van Persiet dhe Laurent Koscielny, të cilin dje e kishte zëvendësuar Sebastien Squillaci, që edhe shënoi golin e fitores kundër Stoce Cityt.

Mourinho: Mediet lokale mbrojnë Guardiolën


Në bisedën për Sky Sports, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka komentuar edhe situatën te rivali më i madh Barcelona.

Portugezi kontrovers vlerësoi se kolegu i tij te klubi katallan, Pep Guardiola është në situatë shumë më të lehtë.
“Ai është në kopshtin e tij. Atje ka lindur. Mediet lokale e mbrojnë.

Ka lojtarë që kanë lindur në klub dhe që janë rritur me filozofinë e klubit. Kjo nuk mund të krahasohet me asnjë klub tjetër”, ka thënë Mourinho, ekipi i të cilit Real në Primera Division ka pesë pikë më pak se lideri Barcelona.

Maccarone premton gol kundër Interit

Sulmuesi i Sampdorias, Massimo Maccarone i ka premtuar fansave se do të shënoj gol në ndeshjen e klubit të tij kundër Interit.

Këto dy skuadra takohen të dielën në Marassi ndërsa padyshim që gjëja më interesante këtu do të jetë rikthimi i Gaimpaolo Pazzinit të klubi i tij por tani me një fanelë tjetër.

“Unë deri tani kam shënuar katër gola kundër Julio Cesarit, dhe unë shpresoj se këtë gjë do të bëjë edhe të dielën”, tha Maccarone për “Secolo XIX”.

Villarreal eliminon Napolin


Villarreal e ka eliminuar Napolin në kuadër të së 16-s së finales së Europa League, pas fitores së arritur të enjten mbrëma me rezultat 2:1 (ndeshja e parë përfundonte 0:0).

Italianët kanë kaluar të parët në epërsi përmes Hamsik (17’). Kurse, rezultatin e barazoi Nilmar (43’). Në minutën e fundit të pjesës së parë, italiani Rossi e ngriti avantazhin e ‘Nëndetëses së Verdhë’ në 2:1.

Goli i Dirk Kuyt i shënuar në minutën e 86-të të ndeshjes, ia garantoi Liverpoolit kualifikimin në të tetën e finales, pas fitores 1:0 ndaj Sparta Pragës. Loja e parë kishte përfunduar baras, pa gola.

Përpara eci edhe PSV, i cili eliminoi Lillen dhe Leverkusen, që ishte dukshëm më i mirë se Metalist.

Manchester City nuk hasi në probleme përballë Aris Saloniki, derisa e sigurt u tregua edhe Sevilla, e cila fitoi ndaj Portos në të dyja përballjet.

Anderlechti ishte ‘kafshatë’ e lehtë për Ajaxin, njëjtë si Besiktasi për Dinamo Kyiv.