Ads 468x60px

Saturday, February 26, 2011

Aquilani mungon për 10 ditë

Klubi italian, Juventus ka konfirmuar se Alberto Aquilani do të jetë jashtë fushave të lojës për dhjetë ditë.

Mungesa e Aquilanit për dhjetë ditë vjen si pasojë e lëndimit të tij duke bërë kështu që ai të humbasë edhe ndeshjen kundër Milanit e cila zhvillohët të shtunën e ardhshme.

Rubin ëndërron Kaka!


Skuadra Ruse, Rubin Kazan ëndërron të transferojë superyllin e Real Madridit njëkohësisht ish-lojtarin më të mirë në botë, Ricardo Kaka.

Mediat spanjolle kanë raportuar se skuadra Ruse e ka ëndërr të transferojë brazilianin, Kaka.

Rubin ka vendosur që të bëjë një ofertë prej 40 milion euro për të transferuar Kaka për të cilin të interesuar janë edhe Chelsea, Inter dhe Bayern Munich.

Zgjedhni lojtarët e Interit

Inter nesër takohet me Sampdorian ndërsa Lajmesport.com ju fton juve vizitor të nderuar të bënin përzgjedhjen e 11-të lojtarëve startues të Nerazzurëve në këtë ndeshje.

Skuadra e plotë:

Portierët

1 Julio Cesar, 12 Luca Castellazzi, 21 Paolo Orlandoni

Mbrojtësit

4 Javier Zanetti, 6 Lucio, 15 Andrea Ranocchia, 23 Marco Materazzi, 26 Cristian Chivu, 55 Yuto Nagatomo, 57 Felice Natalino

Mesfushorët

5 Dejan Stankovic, 8 Thiago Motta, 10 Wesley Sneijder, 14 Houssine Kharja, 17 MacDonald Mariga, 20 Joel Obi, 29 Philippe Coutinho, 56 Sebastian Carlsen

Sulmuesit

7 Giampaolo Pazzini, 9 Samuel Eto’o, 27 Goran Pandev, 31 Denis Alibec.

Leo: Të koncentrohemi në Ligë


Trajneri i Interit, Leonardo dëshiron që ta harrojë sa më shpejtë humbjen kundër Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve duke i porositur lojtarëve të tij që të koncentrohen në Serie A.

“Ne e humbëm ndeshjen kundër Bayern Munich por kjo nuk do të thotë se gjithqka ka përfunduar për ne. Ne vetëm duhet të vazhdojmë atë që kemi bërë deri tash”.

“Ndeshja kundër Sampdorias nuk do të jetë e lehtë. Sampdoria ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe tani gjithqka ka ndryshuar te ata, por ata ende janë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Leonardo për faqen zyrtare të klubit.

Pepe: Në bisedime për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka pohuar se ai është në bisedime me skuadrën e tij për të rinovuar kontratën me Los Blancos.

Ka pasur shumë spekulime rreth largimit të Pepes nga Santiago Bernabeu në drejtim të dy gjigantëve Italian, Inter dhe Milan por është vet ai i cili ka pohuar se është në bisedime për rinovimin e kontratës.

“Ne jemi në bisedime për rinovimin e kontratës sime. Nëse do të isha në pyetje unë atëherë ajo deri tani do të ishte e rinovuar”, tha Pepe.

Beckham: Dua të stërvitem, jo të bëj plazh


David Beckham iu rikthye sot stërvitjen me ekipin e Los Angeles Galaxy, pas gjashtë javësh përgatitjeje me Tottenham në Angli.

Sezonin e kaluar, mesfushori anglez luajti vetëm shtatë ndeshje me Milanin në formë borxhi për shkak të dëmtimit të rëndë në tendinën e Akilit dhe u stërvit me ekipin anglez në mënyrë që të ishte gati për sezonin e ri në MLS (kampionatin amerikan të futbollit) që fillon më 15 mars dhe përfundon në nëntor.

“Qëndrimi në Londër dhe stërvitja me Tottenham ishte gjëja më e mirë që mund të bëja. Në moshën time dhe pas një dëmtimi të rëndë nuk është mirë të qëndrosh tre muaj pushim absolut. Tani ndihem mirë dhe me dëshirë për të luajtur”, tha Beckham pas stërvitjes me LA Galaxy.

Kuzhe do fjalën e fundit nga Skela dhe Lala



Do të jenë Ervin Skela dhe Altin Lala pjesë e përfaqësueses shqiptare edhe në të ardhmen? Kjo pyetje, në fakt, më shumë se tifozët kuqezinj, mundon trajnerin Josip Kuzhe. Dy veteranët Skela dhe Lala, përkatësisht 34 dhe 35 vjeç, po jetojnë muajt e fundit si kuqezinj. I pari aktualisht është pjesë e Germania Uindek në kategorinë e 5-të gjermane, ndërsa i dyti lojtar i Hanoverit deri në qershor (në rast se nuk do ta zgjatë një vit tjetër kontratën).

Ndeshja e fundit miqësore me Slloveninë në Tiranë, ku Shqipëria u mund 1-0, tregoi edhe një herë se ka ardhur momenti i pashmangshëm i rinovimit të skuadrës, pavarësisht faktit që mungojnë prurjet e reja cilësore për të zëvendësuar më të vjetrit. Për këtë, me sa duket, është bindur plotësisht edhe Kuzhe, i cili ka planifikuar një udhëtim këtë fundjavë drejt Gjermanisë, për t’u takuar me dy futbollistët e sipërpërmendur. Kroati kërkon të sqarojë përfundimisht pozicionin e Skelës dhe Lalës në kombëtare, për të krijuar një ide sa më të qartë për formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen e radhës me Bjellorusinë dhe në takimet e mbetura, që përfundojnë në muajin tetor. “Ervin Skela vijon të jetë pjesë e rëndësishme e kombëtares, madje do ta grumbulloj për takimin me Bjellorusinë, që luhet më 26 mars,” - do të deklaronte kroati në prag të miqësores me Slloveninë. Por faktet tregojnë që edhe në kategorinë e pestë Skela ende nuk e ka bërë debutimin, çka do të thotë se është shumë larg formës fizike për të përballuar ritmin e lojës me kombëtaren.

Pikërisht në takimin kokë më kokë me fantazistin 34-vjeçar kroati do të marrë vendimin për t’i besuar ose jo një rol vendimtar Skelës në ndeshjet e mbetura eliminatore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Altin Lalën. Ndonëse në ndeshjen e fundit të Hanoverit 35-vjeçari Lala është aktivizuar më shumë se 20 mininuta, ndaj sllovenëve në “Qemal Stafa” tregoi që nuk mund të jetë më Altini i kohëve të arta. Pikëpyetja e madhe e Lalës, që i intereson shumë edhe Kuzhes, është tërheqja e mundshme nga futbolli në fund të sezonit.

Nëse Lala do të vendosë t’i varë këpucët në gozhdë, Bjellorusia (26 mars) dhe Bosnja (4 qershor) do të ishin mundësitë e tij të fundit për të veshur fanellën kuqezi. Sa i përket Skelës, nëse nuk gjen skuadër të niveleve të larta gjatë merkatos së verës, duhet t’i thotë lamtumirë kombëtares. 73 ndeshja ka zhvilluar Lala me kombëtaren

Mesfushori Altin Lala dhe ish-portieri i kombëtares Foto Strakosha mbajnë rekordin e ndeshjeve të zhvilluara me përfaqësuesen shqiptare. Statistikat tregojnë se të dy kanë zhvilluar 73 ndeshje me bluzën kuqezi. Altin Lala ka shënuar 3 gola gjatë karrierës së tij me kombëtaren. 11 gola ka shënuar Skela si kuqezi Ervin Skela është shumë pranë rekordit të ndeshjeve me kombëtaren. Në bazë të statistikave, ai ka luajtur 72 takime me kombëtaren, ku ka shënuar 11 gola. Vetëm Bogdani (13 gola) dhe Alban Bushi (mban rekordin me 14 gola) kanë shënuar më shumë fantazisti 34-vjeçar.

Reagon Klubi Kuq e Zi


Geri Cipi: Federata të marrë masa, ose do të bojkotojmë kampionatin
as ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, e cila ka përfunduar me fitoren e korçarëve me rezultatin 1 me 3, ka reaguar menjëherë klubi Kuq e Zi, duke e quajtur këtë ndeshje një turp për kampionatin shqiptar. Në deklaratën e bërë nga shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Cipi, i kërkohet Federatës së Futbollit, marrja e masave ndaj kësaj maskerade që po bëhet me garën e kampionatit, dhe me ofendimin që po i bëhet klubit të futbollit, Flamurtari. Në rast se nuk do të veprohet për këtë problem, thekson shefi i klubit Cipi, atëherë klubi i Flamurtarit do të marrë masa ekstreme, deri në bojkotimin tërësisht të kampionatit, pasi nuk do të lejojnë që një investim kaq i madh të nëpërkëmbet nga ekipi i Skënderbeut dhe nga drejtuesit e federatës, tha Cipi. Në deklaratë citohet: i bëjmë thirrje dhe një herë që Federata e Futbollit, t’a shikojë me vëmendje këtë situatë pasi do të çonte në prishjen e Superligës, çka do të sillte dhe mbylljen e kampionatit nga ana e Flamurtarit. Flamurtari nuk është aspak dakord me këtë lloj inskenimi që po i bëhet Klubit të Flamurtarit, me qëllimin e vetëm për t’a penguar atë në fitoren e këtij kampionati, përfundoi deklaratën e tij, Çipi. Aktualisht klubi i futbollit Flamurtari ëshët i pozicionuar në vend të parë në renditje, me 46 pikë dhe pasohet nga Skënderbeu me 45, duke e ngushtuar vetëm me një pikë distancën me rivalen e tij kryesore, klubin korçar.

Ibra lavdëron Mourinhon

“Tek Barcelona unë kisha vetëm një problem, “Filozofin”. 6 muajt e parë gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, por pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Guardiola nuk më fliste më. Ende pres një përgjigje për të kuptuar se kush ishte problemi”, përfundoi suedezi.Zlatan Ibrahimovic ka vetëm fjalë të mira për ish-trajnerin e tij tek Interi dhe trajnerin aktual të Real Madrid, Jose Mourinho.

Gjatë një interviste për “Eurosport”, suedezi është shprehur se tekniku portugez është një gjeni në motivimin e lojtarëve.

“Nëse nuk ke dikë që të motivon kur hyn në fushë, atëherë nuk lufton. Për këtë janë trajnerët. Mourinho të jepte aq shumë stimuj sa unë isha i gatshëm edhe të vrisja për të”, deklaroi Ibra.

Sulmuesi i Milanit kritikoi sërish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiolën, duke e quajtur “Filozofi”.

“Tek Barcelona unë kisha vetëm një problem, “Filozofin”. 6 muajt e parë gjithçka shkoi shkëlqyeshëm, por pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Guardiola nuk më fliste më. Ende pres një përgjigje për të kuptuar se kush ishte problemi”, përfundoi suedezi.

Moratti: Ndaj zgjedhjet e Leonardo-s

”Mbeta keq nga humbja, sepse skuadra nuk luajti keq. Mendoj se ishim të pafat në pësimin e golit. Megjithatë, duhet të them që ndaj të gjitha zgjedhjet që ka bërë Leonardo.Pronari i Interit, Massimo Moratti, mbrojti zgjedhjet e trajnerit Leonardo, ndërsa pranoi keqardhjen e tij për humbjen e pësuar në “San Siro”, përballë Bayern-it.

Zikaltërit duhet të përmbysin rezultatin 1-0 në Mynih, nëse duan të vazhdojnë të kenë shanse të ruajnë titullin e tyre kampion në Champions League, ndërsa Moratti deklaroi sot në “La Gazzetta dello Sport”:

”Mbeta keq nga humbja, sepse skuadra nuk luajti keq. Mendoj se ishim të pafat në pësimin e golit. Megjithatë, duhet të them që ndaj të gjitha zgjedhjet që ka bërë Leonardo.

Mendoj se e ndiemë shumë mungesën e një qëndërsulmuesi të mirëfilltë, prandaj jam i lumtur që Pazzini do të rikthehet në ndeshjen e kampionatit. Cesar? Nuk mund të vendoset në diskutim. Ai na ka shpëtuar në shumë e shumë raste”.

Ndërkohë, është konfirmuar një dëmtim muskulor për mbrojtësin Ranocchia-s, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.